Site icon

I dyshuar për përfshirje në ekzekutimin e dy mafiozëve grek! Imazhet e dhunshme që postonte në rrjetet sociale Xhonatan Paja

Top Channel ka sjell të tjera detaje që të japin një tablo rreth personalitetit të trazuar të 36-vjeçarit Xhonatan Paja, shqiptari i dyshuar për ekzekutimin e dy mafiozëve grek.

Imazhet e dhunshme që tregojnë pamjet e një piste me mbishkrimin “vrapo trashaluq” ose të një personi të maskuar që i drejton armën një personi tjetër që ndodhet shtrirë në tokë në kokë, janë shpërndarë nga Paja në rrjetet e tij sociale.

Ai është hetuar disa herë madje i janë bërë disa kontrolle në banesë për armë. 36-vjeçari Xhonatan Paja rezulton i arrestuar në tetor 2023 në pikën kufitare të Sukobinit si i dyshuar se do të vriste një anëtar të lartë të një klani kriminal në Budva dhe dyshohet si vrasës më pagesë.Të përfshirë në këtë organizatë janë edhe Savas Azoidhis 38-vjeç dhe Dhimitris Kiundov 40-vjeç nga Gjeorgjia, Dhimitris Dhaskalaqis 20-vjeç nga Selaniku, Leonidhas Sofianov 40-vjeç nga Uzbekistani, Dhimitris Sengerov 33-vjeç nga Rusi, Ilias Eminidhis 28-vjeç nga Gjeorgjia.

Exit mobile version