Site icon

Ja kush është gjyqtarja Atalanta Zeqiraj që urdhëroi reprezaljen ndaj gazetarit Elton Qyno, babai i saj përlau tendera publikë, SHBA-BE kërkuan të largohej nga drejtësia si e korruptuar

Kjo që shihni në foto është gjyqtarja e GJKKO Atalanta Zeqiraj, e cila ka lejuar SPAK dhe BKH të kontrollojnë banesën e gazetarit Elton Qyno, duke i terrorizuar familjen, të kontrollojë makinën, të bastisë zyrën e tij dhe të kërkojnë nëpër Tiranë dy telefonat e tij me pajisje speciale, duke i dekonspiruar burimet që mbrohen me ligj.

Gazetari mund të tregojë burimin e lajmit vetëm me vendim gjykate të formës së prerë dhe në rrethana të jashtëzakonshme.

Prapaskena mëson se gjyqtraja Atalanta Zeqiraj, e cila ka kaluar Vetingun ‘me pengesa’ dhe që deri më tani ka dënuar vetëm policë për bakshishe, ka urdhëruar të bëhet reprezalje në shtëpinë e gazetarit Elton Qyno, i cili u mbajt peng nga prokurori Behar Dibra, duke i bërë presion që të tregojë burimet e lajmeve që publikon.

Në aksionin kundër gazetarit kanë marrë pjesë edhe Altin Dumani dhe Arben Kraja.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, përmes ONM-së kërkuan largimin e saj nga drejtësia pasi nuk justifikonte pasurinë dhe se babai i saj merrte tendera publikë.

Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në 30 qershor 2021.

Nga hetimi administrativ rezultoi se ajo nuk kishte pasuri të paluajtshme, por përdorte pa kundërshpërblim një apartament të blerë nga babai i saj në Vlorë. Prej KPK-së u konkludua se babai i subjektit kishte pasur burime të mjaftueshme financiare për blerjen e apartamentit në Vlorë dhe të një tjetri në Tiranë – edhe kjo pasuri e përdorur nga gjyqtarja Zeqiraj gjatë kryerjes së stazhit, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

ONM rekomandoi që çështja të rishihej nga KPA, duke argumentuar se interpretimi i KPK bazuar mbi proporcionalitetin nuk ishte i qartë.

Bazuar në këtë rekomandim, Komisioneri Darjel Sina konstatoi se në vendimin e Komisionit paraqiten rrethana të tilla ligjore që e bëjnë të cënueshëm në tërësinë e tij.

Ai i kërkoi Kolegjit që të marrë në shqyrtim çështjen dhe të ribëjë vlerësimin e pasurive në përdorim dhe posedim të subjektit të rivlerësimit, me burim të deklaruar nga të ardhurat e babait të saj.

Në Kolegj u trajtua edhe konstatimi për gjendjen e konfliktit të interesit të subjektit për shkak se shoqëria e zotëruar nga babai kishte fituar tendera publikë.

Megjithatë, Komisionerja Publike Irena Nino që zëvendësoi Sinën, gjatë konkluzioneve përfundimtare arsyetoi se konflikti i interesit nuk mund të penalizonte subjektin dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Vetingut, shkalla e parë.

Kolegji pranoi tërheqjen e Komisioneres Publike, duke lënë në fuqi vendimin e KPK-së.

Atalanta Zeqiraj tashmë do të mbahet memd për një akt të paprecedentë, kamikaz dhe të paligjshëm ndaj mediave, të cilat deri sot kanë qenë aleati më i madh i SPAK dhe GJKKO.

Exit mobile version