Site icon

Ja kush janë 5 personalitetet që do të bëjnë vaksinën të dielën

Nga e diela do të nisë vaksinimi i personaliteteve shqiptare.

I pari që pranoi se do të marrë vaksinën të dielën ishte ish-presidenti Alfred Moisiu.

”Po, më kanë njoftuar, duhet të paraqitem ditën e diel në orën 09:30 për të bërë vaksinën te stadiumi “Air Albania’. Duket se kanë vendosur drejt, pasi mosha jonë, sikur thotë populli një “saçme kërkon”. Është moshë që e përballon me vështirësi një sëmundje të tillë. Mendoj që është vendim i drejtë”, u shpreh dje Moisiu.

Ndërkohë që të tjerë emra u bënë të ditur sot nga kryeministri Edi Rama janë Reshat Arbanën, Tinka Kurtin, Margarita Xhepa dhe Dhimitër Anagnosti.

Exit mobile version