Site icon

“Je i vdekur”, kërcënohet me jetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, është kërcënuar me jetë. Kërcënimime vdekje, i cili është bërë në rrjetet sociale, po bën bujë me mediat serbe.

Këto të fundit shkruajnë se një përdorues i rrjetit social “Instagram”, është prezantuar si ish-aktor dhe tekstshkrues i këngëve, ka publikuar një video duke bërë thirrje për vrasjen e Vuçiç.

Qytetari i paidentifikuar, ka publikuar  një foto të kosës, që sipas B92 simbolizon vdekjen, me përshkrimin “Për Aleksander Vuçiç”, të shoqëruar gjithashtu me një këngë të titulluar “Je i vdekur”.

“Je i vdekur, thika është e gjatë, nata është e ftohtë, në muzg vdekja do të të vijë te dera”, është teksti i kësaj kënge, që është vendosur mbi foto, tranmeton.

Prokurori i Lartë Publik në Beograd urdhëroi Departamentin Special për Krimet e Teknologjisë së Lartë që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat së bashku me policinë dhe Agjencinë për Informim të Sigurisë për të identifikuar autorin e krimit kundër Presidentit të Republikës së Serbisë, me qëllim ndjekjen penale ndaj tij.

Exit mobile version