Site icon

Kallzohet penalisht shefja e IMT Sarandë Romina Pulaj dhe dashnori i saj/Favorizuan në mënyrë korruptive Biznesmenin Lefter Lefteri

Kallzohet penalisht shefja e IMT Sarandë Romina Pulaj dhe dashnori i saj, pasi në bashkpunim favorizuan në mënyrë korruptive Biznesmenin Lefter Lefteri i cili dyshohet për veprime korruptive.

Lulëzime Sula dhe  Niko Sula, jemi pronarë të një shtëpie 2 kate  be cila ka të dhënat e pasurisë nr /15/190 vol 5 faqe18, zona Kadastrale 8642, me adresë rruga Bilal Golemi lagja nr 1 Sarandë.

Prona jonë (Truall&Ndërtesë) ndodhet në pjesën Jug-lindore të qytetit të Sarandës, rreth 1km nga qëndra administrative të qytetit, në lagjen Nr.1 (zona e Hotel Turizmi-Kanali i Çukës). Ajo ndodhet rreth 150 m në veri-lindje të vijës bregdetare të detit Jon (Grand Hotel).

Në datë 20.07.2021 më është komunikuar vendimi për dënim për prishje të objektit datë 14.07.2021, me numër serie 00092 të vendosur nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë.

Objekti është ndërtuar para 20 viteve dhe është deklaruar për legalizim në vitin 2005 dhe është legalizuar në në datë 20.01.2011  e vërtetuar nga Leja e Legalizimit me  nr serie 0012566, dhe ky fakt provon  se nuk është ndërtuar në mënyrë të paligjshme siçështë konstatuar në datën 14.07.2021 sipas konstatimit të Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë.

Është ndërtuar një objekt dhe nuk është bërë asnjë shtesë siç  e ka konstatuar Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë dhe ky fakt është i pavërtet dhe kjo do të provohet nga ana e ortofotove përkatëse që objekti ka qënë i till nga viti 2007 dhe në ditët e sotme .

Nga ana e  Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, në mënyrë korruptive është konstatuar se shkallët dhe dhe pjesa anësore por pa përcaktuar sipërfaqen përkatëse dhe kjo sipas këtij institucioni është në pjesën me kufitar shtatsin Feim Kulla.

Shtetasi Feim Kulla ka korruptuar dhe madje ka qënë po ky njeri i inkriminuar që ka kryer matjet në terren dhe jo inspektorët e IMT Sarandë dhe kjo ëhtë e provuar me voideot përkatëse.

Shtetasi Feim Kulla  ka gjetur rrugën e korrupsionit me kukullën e IMT Sarandë Romina Pulaj, dhe nëpërmjet dashnorit të saj Martinin dhe ka vepruar në mënyër kriminale duke kënaqur orekset kriminale të shtetasit Feim Kulla.

Veprimtaria kriminale e drejtueses së IMT Sarandë Romina Pulaj dhe e dashnorit të saj Martinin ka përfunduar në ndjekje penale  dhe është kallzuar nga përfaqsuesit e palës së dëmtuar  Studio ligjore  ”JURISPRUDENCA” sh.p.k.

Në këtë kallzim që është bërë në seksionin e krimit Ekonomik dhe Financiar janë të përfshirë disa punonjës të IMT Sarandë  të cvilët kryesohen nga shefja e IMT Sarandë Romina Pulaj.

Nuk është rasti i parë që shefja e IMT Sarandë Romina Pulaj, favorizon biznesmen të ndryshme, të cilët përfitojnë padrejtësisht, duke ndërhyrë nëpërmjet dashnorit të saj, por Prokuroria e Sarandës ka mbyllur sytë përpara këtij krimi dhe nuk mer masa për dërgimin pas hekurave shkelsëve të ligjit.

 

Exit mobile version