Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ditën e sotme tre ushtarakët e repartit të Zall Herrit, ku u zbuluan 125 bimë kanabis.Për Gramoz Mullain, 52 vjeç, me detyrë Shef Seksioni i Sigurisë; Rustem Koçin, 25 vjeç, me detyrë Specialist për Zbulimin dhe Gentian Zhurdan, 45 vjeç, me detyrë Specialist Sigurie u vendos masa e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve për akuzat që rëndojnë mbi ta.Ndërkaq, 4 ushtarakët e tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe komandanti i repartit dhe zëvendës komandanti i togës.
Kanabisi në “Zall Herr”/ Burg për 3 ushtarakët, “shpëton” komandanti dhe zv.komandanti

