Site icon

Kapet 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës/ Arrestohen dy persona

Në liqenin e Shkodrës është kapur një sasi prej 222 kg marijuanë me qëllim kalimin në Malin e Zi.

Në pranga kanë rënë dy shtetas malazez me iniciale N.R. dhe M.J.

Sipas policisë të vendit fqinj, sasia e kapur vinte nga Shqipëria.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur gjithashtu afër, në një vend tjetër. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinjë e Podgoricës.”, njofton policia malazeze.

Exit mobile version