Site icon

Kërkoi lirimin nga “Arresti i shtëpisë”/ Çfarë vendosi gjyqtarja Olldashi për Sali Berishën?

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Seanca që ishte përcaktuar për t’u mbajtur ditën e djeshme u shty për sot në orën 09:00 kur edhe u mor vendimi për ankimin e Sali Berishës. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjteorit të vitit 2023, pasi akuzohet për veprën penale “korrupsion pasiv”, në lidhje me dosjen hetimore për privatizimin e kompleksit “Partizani” në Tiranë. Ai dyshohet se në këtë proces ka favoriuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, edhe ky i fundit nën hetim po ashtu për të njëjtën dosje.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Exit mobile version