Site icon

Konflikt me armë zjarri në Tropojë/ Plagoset një person 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Mësohet se shtetasi me inicialet, I.A 46 vjeç ka plagosur me armë zjarri shtetasin B.K 39 vjeç.

Sipas policisë sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin, Policia arreston në kohë rekord autorin.

Sekuestrohet edhe arma e krimit, kallashnikov.

Sot, rreth orës 07:10, në fshatin Luzhe, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta,  shtetasi I. A., 46 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin B. K., 39 vjeç, banues në Luzhë, i cili  është transportuar për mjekim në spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, shtetasit I. A., i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në periferi të fshatit.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së krimit, kallashnikov me një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe një armë e ftohtë thikë me të cilën dyshohet se në momentin e konfliktit të çastit, i dëmtuari ka kanosur me thikë autorin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorimin e armës nga 46-vjeçari.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes

Exit mobile version