Site icon

Kurbin/ Parandalohet krimi në familje, babai tenton të vrasë djalin

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në një familje në Kurbin. Policia bën me dije se pas një konflikti babai ka qëlluar me armë në drejtim të djalit.

“Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.”- njofton policia.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime. Ndërkohë është sekuestruar dhe arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version