Lideret e Bashkimit Evropian nepermjet konkluzave kane pershendetur marrëveshjen e arritur ne Oher të Mqedonisë së Veriut, ne mes te kryeministrit te Kosoves Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Shefat e shteteve dhe qeverive te Bashkimit Evropian gjithashtu kanë bere thirje per zbatim te marrëveshjeve te arritura ne kuadër te dialogut.
“Këshilli Evropian mirëpret marrëveshjen e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet n? konkluzat e miratuar te enjten vone, ne përfundim te dites separe te samitit te Bashkimit Evropian, raporton RTK.
Presidentët dhe kryeministrat e shteteve anëtare te Bashkimit Evropian gjate darkes kane trajtuar çeshtjen e dialogut. Per rezultatet e takimit te Ohrit atyre u eshte drejtuar Josep Borell shefi i diplomacise evropiane.
Theksi i diskutimeve eshte fokusuar ne domosdoshmerine e zbatimit te seciles pike te marrëveshjes nga te dyja palet