Site icon

Marrëveshja e Ohrit/ Presidentja Osmani hedh akuzat ndaj Serbisë dhe i bënë kërkesën e veçantë BE-së

4 ditë pas takimit te Ohrit dhe marrëveshjes së arritur, vendosi të flasë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo e nisi me akuza ndaj Serbisë, e cila ende pa kaluar 24 orë dha shenja se nuk do ta zbatojë këtë marrëveshje, duke e rrezikuar procesin.

Për këtë arsye Osmani tha se duhet të ketë edhe ndëshkime për këtë sjellje të shtetit serb pasi, sipas saj kjo marrëveshje është dypalëshe dhe jo një.

E para e vendit, konfirmoi raportimet e Euronews Albania më 18 mars, se Kosovës i janë ofruar disa versionet të aneks-marrëveshjes.

Kryetarja e shtetit të Kosovës shtoi se pavarësisht çfarë thuhet publikisht nga Serbia, në takime ajo ka pranuar t’i respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes bazë, te cilat nuk ndryshohen.

Exit mobile version