Sot plot 24 vite më parë, NATO bëri ndërhyrjen e nevojshme për ndalimin e gjenocidit kundër popullit të Kosovës.
Sulmet filluan në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish-federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.