Site icon

Me 100 mijë euro në tavanin e autobusit, i riu ‘sikletoset’ para policisë në Durrës dhe…

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm, pasi u përpoq të fuste në vendin tonë një shumë parash prej 100 mijë eurosh të padeklaruara. Sipas policisë, i ndaluari është Elson Rrodhe, i cili kishte fshehur paratë në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte.Policia ka arrestuar Rrodhen, si dhe ka sekuestruar 99 700 euro, të ndara në 8 paketime. Autobusi i Rrodhes, tip “Scania”, është kaluar për kontroll më të detajuar dhe në fund i është gjetur shuma e parave të fshehura.Nuk dihet origjina e këtyre parave, por duhet thënë se shoferët e këtyre linjave përdoren shpesh nga emigrantët për të futur para në vendin tonë dhe për t’ia dhënë familjarëve të tyre.Një pjesë janë para të kursyera në punë të ndershme, ndërsa të tjera janë para të pista nga trafiku i lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera kriminale. Kjo hyrje e tillë e parave ndikon edhe në ekonominë shqiptare dhe në rritjen e pronave të paluajtshme.

Exit mobile version