Site icon

Me 2 pistoleta, thika e municion luftarak në makinë, arrestohet në Tiranë 24-vjeçari sirian! I dënuar më parë për trafik të qenieve njerëzore

Një 24-vjeçar sirian, me shtetësi shqiptare, ka rënë në prangat e Policisë mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u kap me armë në makinë. Bëhet me dije se në pranga ka rënë Wasim Hajjazi, i cili u ndalua në rrugën “Fuat Toptani”.

Pas kontrolleve në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga i riu, Policia gjeti 2 pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 mjete thika, 1 përforcues grushti dhe një kapele me mbishkrimin ‘Policia’.

Ai rezulton i dënuar më parë për për veprat “Trafikimi i qenieve njerëzore” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version