Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.
Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.
Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.
Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit të dyshuar, në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.