Site icon

Me shpejtësi ‘skëterr’ dhe pa rrip sigurimi, ‘syri’ i radarit kap mjetin luksoz dhe gjobit me shumën e majme 27- vjeçarin nga Kosova

Patrulla e policsë rrugore ka nisur aksionin e kontrolleve në rrugën e Kombit, në autostradën ‘Milot-Morinë’, nëpërmjet radarëve është kapur një 27- vjeccar I cili po ‘fluturonte’ me makinën e tij tip “Audi A7’.

Shtetasi kosovar ishte duke lëvizur me një shpejtësi prej 197 km/orë dhe pa rrip sigurimi.

Masa administrative e vendosur ndaj tij është 55 000 lekë.

Njoftimi policisë:

Njësia për Sigurinë e Autostradës “Milot-Morinë”

Qarkullonte në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kosovës, me shpejtësi 197 km/orë dhe pa vënë rripin e sigurimit, ndëshkohet me masë administrative 55 000 lekë, drejtuesi i automjetit tip “Audi A7”, shtetas nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit intensiv nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke përdorur pajisjet e logjistikës bashkëkohore, që ka tashmë në dispozicion Policia Rrugore, në aksin rrugor “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u konstatua mjeti luksoz tip “Audi A7” që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Exit mobile version