Site icon

Meta nderohet në Romë/ Merr çmim për kontribut paqeje

Presidenti Ilir Meta është nderuar me çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” në Romë.

Lajmin e bën të ditur vetë Meta, teksa tregon se këtë çmim ia ka dhënë akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni të Romës.

Ai thekson se kjo gjë e inkurajon të punojë me më shumë përkushtim për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“I nderuar dhe thellësisht mirënjohës të vlerësohem me Çmimin Ndërkombëtar “Bonifacio VIII për një Kulturë të Paqes” nga akademia me të njëjtin emër papnor në Anagni, Romë, që më inkurajon të vazhdoj me më shumë përkushtim për të punuar, për lirinë, demokracinë, drejtësinë, paqen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në mënyrë të veçantë këtë çmim ja kushtoj të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, dhe mbi të gjitha për harmoninë e jashtëzakonshme fetare, shembull unik në botë, që Shqipëria gëzon dhe rrezaton kudo.

Exit mobile version