Site icon

Ministri i jashtëm Turk fton Greqinë për bisedime në Tiranë, vlerëson rolin e Ramës si iniciator

Turkey's Foreign Minister Mevlut Cavusoglu speaks to the media, in Ankara, Turkey, Thursday, Nov. 28, 2019. Cavusoglu has called on NATO to support Turkey's security concerns, accusing allies of backing Baltic countries' security concerns but dismissing threats to Turkey from Syrian Kurdish fighters. (AP Photo/Burhan Ozbilici)

Një ofertë zyrtare i është bërë Greqisë nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për te rifilluar bisedimet mbi pretendimet e tyre konfliktuale detare në Mesdheun Lindor dhe çëhtje të tjera ekzistuese.

‘Ne ftojmë Greqinë në bisedime eksploruese për të mbajtur takimin e pare në Janar. Ne jemi vendi pritës. Miqtë tanë që po kryejnë këto negociata do të përcaktojnë historinë e tyre me homologët e tyre në Greqi. Por ne jemi gati duke nisur nga sot. Pas këtij takimi të pare, unë do të shkoj përsëri në Tiranë me ftesë të Edi Ramës dhe jam gati të takohem me Ministrin e Jashtëm Grek Dendias’, tha Cavusoglu.

Burime zyrtare të Kryeministrisë në Tiranë, të kontaktuara nga redaksia jonë, konfirmuan saktësinë e deklaratës së ministrit turk, por nuk saktësuan një date se kur pritet të zhvillohet ky takim.  

Exit mobile version