Site icon

‘MOST WANTED’, policia kërkon ndihmë për kapjen e tyre, kush janë 5 super të kërkuarit! Aktiviteti kriminal i Talo Çelës, Laert Haxhiut, Jani Aliajt, Ibrahim Licit dhe Erjon Llapushit

Policia e Shtetit kërkon ndihmë për kapjen e shumë të kërkuarve Talo Çelam Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kryesisht të atyre me rrezikshmëri të lartë shoqërore.  Falë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, por edhe me qytetarët, gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 janë kapur dhjetëra persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe në kuadër të krimit të organizuar.  Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe kërkon sërish bashkëpunimin e tyre për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e disa prej personave më të kërkuar, për vepra të rënda penale kundër personit dhe pronës, konkretisht të shtetasve:  TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI  Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.   Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, ka njoftuar policia.

SKEDA/ Kush janë 5 super të kërkuarit nga policia

Erjon Llapushi 34-vjeçar nga Pogradeci akuzohet për vrasjen e kamerierit në lokalin që ai kishte shkuar me disa të njohur për të drekuar në Elbasan. Llapushi e kapi për fyti kamerierin 57-vjeçar, Gazment Kurmaku, e kërcënoi me thikë dhe më pas e vrau, ngjarje  e ndodhur më 2 tetor të 2021 vetëm se kamerieri I njoftoi që ishin ulur në një tavolinë të rezervuar.

Laert Haxhiu është në kërkim për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa disa anëtarë në vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e dy të tjerëve, janë hetuar e dënuar. Të vrarë mbetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, por shpëtoi shënjestra e tyre që ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Laert Haxhiu dyshohet edhe për vrasjen e Besmir Hidës në 2019-ën, baba I dy fëmijëve, që u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në qendër të Lushnjes.

Talo Çela i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriinale, është një nga të kërkuarit që në fakt, duket se më shpejt se policia e gjeti rivali i tij. Nuredin Dumani, një i dënuar për disa krime, kishte informacione se Talo Çela lëvizte me makinë në Peqin kur organizoi një atentat ndaj tij, por që në fakt mbeti vetë i plagosur nga përplasja me armë dhe tashmë po përballet me drejtësinë. Talo Cela, nëse ka qenë aty, ja ka dalë të arratiset. Krisja mes miqve,sot rivali nisi pas grabitjes në aeroportin e Rinasit në 2019-ën për ndarjen e parave mes Celës dhe Dumanit. Talo Cela dyshohet se fshihet dhe pas vrasjes në atentat të vellezërve Haxhia në Durrës në 2020-ën

Jani Alia është dënuar në mungesë me burgim përjetë, dhe nuk ka bërë asnjë ditë burg për një nga vrasjet që ka tronditur kryeqytetin në 2016-ën. Jani Alia vrau Elton Çiçon në lokalin “De Niro” në zonën e ish-bllokut. Për ngjarjen, u arrestua fillimisht Renato Milloshi i dyshuar si bashkëpunëtor, por u la i lirë nga gjykata për mungesë provash.

Ibrahim Lici një tjetër i kërkuar me rrezikshmëri të lartë, i dyshuar për një sërë vrasjesh në Shkodër. Lici akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në derën e shtëpisë së tyre në 2019-ën, por edhe për ekzekutimin e Endi Mustafës po në Shkodër, në maj të 2021-shit gjatë kohës që ishte në arrati. Ibrahimi është djali i Mustafa Livit, ish-këshilltar në Bashkinë e Shkodrës, që pas ngjarjeve kriminale ka folur për mediat duke mohuar përfshirjen e djalit të tij.

Exit mobile version