Shqipëria sot është përfshirë nga një mot me shira të dendur e temperature të ulëta. Sipas MeteoAlb, në vendtin tonë vijon ndikimi i tre qendrave të fuqishme ciklonare, që fillimisht kanë kaluar në Itali.
Më pas, gradualisht kanë ardhur në vendin tonë. Që në orët e para të mëngjesit kanë nisur rrebeshet e shiut, kështu që mos harroni çadrën kur të dilni.
Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe herë pas here lokalisht intensiv. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

