Site icon

Moti bën kthesën e madhe/ Ja si ndryshojnë temperaturat nga e mërkura

Edhe dita e nesërme do të ketë temperatura të ulëta, ndërsa nga e mërkura, vendi do të përfshihet nga temperatura të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se vendi do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët me erë të lehtë.

Parashikimi i motit:

Vendi deri ditën e premte do të jetë në ndikim të fushës barike të presionit të lartë.

Kjo do të garantojë mot të kthjellët e vranësira kalimtare kryesisht në jug e bregdet.

Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare veçanërisht në bregdet e veriperëndim.

Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

Exit mobile version