Site icon

Mungon në parlament/ Mësohet arsyeja pse kryeministri Rama nuk është në seancë

Ka filluar seanca plenare maratonë në Kuvendin në Shqipëri, por deputetët e opozitës refuzojnë të flasin pasi në sallë nuk ndodhet kryeministri Rama.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka sqaruar se Rama nuk ndodhet në seancë për arsye shumë të rëndësishme pune, por shtoi se kryeministri do të kthehet në orën 17:00.

“Kam një njoftim nga zyra e kryeministrit, se mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme pune. Zoti Rama do të jenë në orën 17:00 këtu, dhe zoti Basha mund të flasë kur kryeministri të jetë këtu”, tha Nikolla.

Ndërkohë, seanca është ndërprerë deri në orën 17:00 me kërkesën e opozitës, me kryedemokratin Basha që do të jetë i pari që do të marrë fjalën.

Exit mobile version