Site icon

Ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar në Itali! Po bënte sfidë për TikTok, rrëzohet nga makina dhe përplaset nga një tjetër mjet

Pas një lufte të gjatë prej nëntë ditësh mes jetës dhe vdekjes, ka ndërruar jetë më datë 29 janar blogeri shqiptar në Itali.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 18-vjeçari, Lorenzo Pjetrushi ishte i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Ca’Foncello në Treviso.

Lorenzo Pjetrushi, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sheshin e ambienteve sportive Cimadolmo më 20 janar, teksa ishte duke regjistruar një video për TikTok, ka humbur betejën me vdekjen.

Sipas medieve të huaja, 18-vjeçari ka qenë me disa miq dhe të afërm për të festuar ditëlindjen e kushërirës së tij. Djemtë kishin vendosur të organizonin një truk me djalin e ditëlindjes dhe 18-vjeçari ishte ngjitur në tavanin e makinës që drejtohej nga i afërmi i tij dhe kishte bërë sikur po valëzonte dallgët. Mirëpo, sfida përfundoi në tragjedi pasi ai u rrëzua në mënyrë katastrofike përtokë nga automjeti, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë.

Sipas hetimeve, i riu ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin për shkak të një manovre të rrezikshme të kryer nga kushëriri i tij. Miqtë dhe familja e djalit lajmëruan menjëherë ambulancën dhe i riu u shtrua me urgjencë në Ca’ Foncello në Treviso. Megjithatë, pas nëntë ditë agonie të kaluar në reanimacionin e spitalit, ka ndërruar jetë.

Exit mobile version