Site icon

Ndiqeshin e vëzhgoheshin prej një jave, arrestohen dy shqiptarët që trafikonin drogë në Itali, takimet i linin përmes telefonit

Dy shqiptarë të moshave 20 dhe 22 vjeç, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, janë vënë në pranga pasi akuzohen për trafik droge. Mediat italianeshkruajnë se Policia e Venecias ndërhyri she shkatërroi ‘tregun’ që kishin ndërtuar dy të rinjtë pranë Corso del Popolo në Mestre.

Shqiptarët kishin një javë që vëzhgoheshin nga autoritetet lokale dhe ishin pikasur në pazare droge më Romën, Napolim dhe Genovan. Ata kontaktoheshin nga klientët përmes telefonit në mënyrë që të përcaktonin kohën dhe vendin e shkëmbimit.

Në një prej takimeve, të rinjtë u arrestuan. Brenda apartamentit ku jetonin, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi materiali i përdorur për paketimin e substancave narkotike, disa peshore, 31 gramë kokainë në 25 doza të para-paketuara dhe rreth 4 mijë euro para në dorë.

Exit mobile version