Dy persona të plagosur kanë mbetur nga një aksident sot në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.
Njoftimi:
Me datë 23.10.2021, rreth orës 18:40, në aksin rrugorë Krujë-Fushë Krujë, shtetasi F. M., duke drejtuar motomjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, (vajza) shtetësja N. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

