Site icon

Ndryshojnë masat e mbrojtjes ndaj Covid-19

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat e vendosura në mbrojtje ndaj Covid-19. Pjesë e listës së rregullave është edhe mos lejimi i frekuentimit të kafeneve nëse jeni i pa vaksinuar. Por duke u lejuar vetëm ulja në pjesën jashtë kafenesë.

Gjithashtu vazhdon ora policore e cila mbyllet në orën 22:00 , e në rast të shkeljes së këtyre rregullave  mund të marrësh gjobë.

Masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të vendosura:

  1. Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

2. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;

  1. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  2. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  3. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
  4. Nga data 13 tetor 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë apo ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.2 deri 2.4.
  5. Shtetasit e Republikës së Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.
Exit mobile version