Site icon

Në ‘gjueti’ të trafikantëve të drogës/ Policia megaoperacion në të gjithë vendin, mbi 250 të arrestuar

Disa rrjete të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë goditur në të gjithë vendin, në një operacion kombëtar antidrogë, ku qindra persona kanë përfunduar në prangat e policisë.

Bëhet e ditur se ky operacion i madh është zhvilluar njëkohësisht përgjatë mbrëmjes së kaluar dhe orëve të para të ditës së sotme në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër e të gjitha DVP e tjera të vendit.

Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 250 persona që shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave.

Një hetim i nisur ende pa përfunduar operacioni “Tempull” në shtator, u finalizua këtë të hënë, datë 22 janar, me urdhër arreste të lëshuara nga gjykatat në vend, për të paktën 300 persona.

Janë goditur kryesuesit e grupeve të shpërndarësve të cilët kanë operuar ndër vite në Tiranë e në rrethe.

Ajo që vihet re është fakti se të arrestuarit kanë një grupmoshë relativisht të re, ku dominon ajo nga 20- 35 vjeç.Numri më i madh i të arrestuarve në Tiranë, aty ku ka qenë edhe epiqendra e operacionit

Exit mobile version