Lajmi i merkatos ka ardhur nga programi spanjoll El Chiringuito de Jugones, sipas së cilit, argjentinasi është gati për të nisur një aventurë të re në Ligue 1. Vetëm një klub i tillë në këto momente mund të plotësojë kërkesat ekonomike të Messit.

Fotografia e Di Marias e hedhur në profilin e tij në Instagram duket se nuk paska qenë e rastësishme. Gjithsesi, tashmë çdo gjë rrotullohet rreth Messit, të cilin çdo klub do ta dëshironte ta kishte në gjirin e vet.