Site icon

Ngjarje e rëndë në Maliq, porta e hekurit zë poshtë 8-vjeçaren, e mitura dërgohet në Spitalin e Korçës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Drithas të Maliqit.

Një portë hekuri është rrëzuar duke zënë poshtë një vajzë të vogël 8-vjeçare e cila ka pësuar dëmtime në kokë.

E mitura është dërguar në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.03.2022, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Drithas, Maliq, një fëmije rreth 8 vjeçe, aksidentalisht i është rrëzuar përsipër një portë hekuri, duke e dëmtuar në kokë. Aktualisht e mitura ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Exit mobile version