Deputeti demokrat, Gazment Bardhi i ka bllokuar hyrjen në ambientet e Kuvendit deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Xhaçka ka tentuar të hyjë brenda sallës së Parlamentit nga hyrja e pasme, por Gazment Bardhi nuk e ka lejuar të futet., ndërsa i thotë se “nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë”.
Ndërkohë deputetja Xhaçka i është drejtuar Bardhit duke i thënë “o legen, o burracak”.
Perplasja:
Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. As me investime strategjike, as me fonde AZHBR-je.
Xhaçka: E di si e do përgjigjen ti.
Bardhi: He njëherë, jepe.
Xhaçka: Nuk e meriton
Bardhi: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt
Xhxçka: O legen, o burracak
Bardhi: Bej gati kyçat e dorës se shumë shpejt do ta japësh përgjigjen

