Shtyhet marrja në pyetje e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, të cilët po hetohen në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
SPAK kërkoi që Malltezi të paraqitej sot për t’u marrë në pyetje, ndërsa ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’, ndërsa Berisha do të duhej të paraqitej nesër.
Shkak i shtyrjes është bërë mosprezenca e avokatëve të tyre mbrojtës. Këta të fundit i kërkuan dje përmes një shkrese kërkuan shtyrjen e marrjes në pyetje.