Site icon

Pasaportë vaksinimi në bare e restorante? Eugena Tomini zbulon ç’do ndodhë: Rritje infektimesh te moshat e reja

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka bërë me dije se ka rritje të numrit të infektimeve mes moshave 35-40 vjeç. Por Tomini shton se në këtë grupmoshë agresiviteti i sëmundjes është më i ulët.

“Aktualisht në nivel Europian kemi 7% të rasteve të shtuar gjatë javë që lamë pas. E njëjta situatë, por e kontrolluar, është dhe në vend, një situatë epidemiologjike pre 15 javësh e kontrolluar. Ka luhatje, por aktualisht është situatë e kontrolluar kundrejt këtij trendi. Kemi një zbritje të fashës së prekur, janë moshat e reja 35-40 vjeç që është reflektuar edhe me raste spitalore. Mosha 60-65 vjeç që kanë një rëndesë. Dua të sensibilizojnë të rinjtë të vaksinohet për të patur mbulesë vaksinale me të dyja dozat. Mosha pediatrike në raste të ulëta, 3% e rasteve totale të infeksionit në vend”, tha ajo.

Prej 10 ditësh, në vend lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe i atyre mbi 16-vjeç, por ende nuk ka një shifër mbi numrin e vaksinimeve të kryera në këtë kategori. Tomi u shpreh se të dhëna do të publikohen në ditët në vijim dhe se aktualisht po kryhet sensibilizim. Ajo theksoi po ashtu se të shtruar në spital janë edhe 11 fëmijë.

“Jemi në përqindjet e para të vaksinimit të moshës pediatrike dhe asaj adoleshente. Për moshën pediatrike dhe adoleshent, kemi përqindjet e para pasi paralelisht po bëhet sensibilizim në strukturat mësimore dhe në qendrat shëndetësore ndaj prindërve. Përqindjet e para ne i vlerësojmë në kuadër të 12-14 ditëve dhe do ketë updetim të shifrave. Fëmijë të shtuar në spital me COVID janë 11. Vala e katërt e COVID po qarkullon edhe në Shqipëri. Stina e vjeshtës dhe dimrit sjellë prishje të distancimit fizik ndaj theksohet që respektimi i masave duhet të vijojë për shkak se jemi më shumë në ambiente të mbyllura. Mobilizimi i fashës 18-24 të vijojë për vaksinimin me të dyja dozat”, u shpreh Tomini.

Exit mobile version