Site icon

Përfshihet nga flakët tenda e një ballkoni në Tiranë, policia del me njoftimin e fundit

Një zjarr ka rënë në ballkonin e një apartamenti në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas policisë, flakët përfshinë tendën e një ballkoni. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve në kohë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.02.2023, në rrugën “Brigada 8”, ka rënë zjarr në tendën e një ballkoni. Zjarri është fikur dhe si pasojë e tij ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version