Kreu i Shoqatës së Transportit Publik Dashnor Memaj ka treguar për planet e rritjes së cilësisë së disa linjave të shpejta në qytetin e Tiranës. Ai ka shprehur nevojën që ka transporti për ndihmat nga qeveria, me qëllim sigurimin e kushteve të përshtatshme për qytetarët. I pyetur për rritjen e çmimit të biletës së udhëtimit, ai ka shprehur që momentalisht nuk do të ketë ndonjë rritje.
“Ne nuk jemi në gjendje të përmirësojmë flotën sepse duhen para për të investuar. Nuk kemi ndonjëherë me kredi të buta apo grante të ndryshme për të përmirësuar flotën e mjeteve. Ne mund të arrijmë të ketë një shërbim cilësor. Ne e kemi thënë në çdo takim.
Duke qenë se e kemi të vetmen mundësi lëvizjen me transport publik duhet të ketë vëmendje më të madhe nga qeveria. Ka një ndikim shumë të madh te qytetarët. Nëse qytetarët shkojnë në punë më shpejt, me pak stres, do ketë përfitime të tjera. Nëse do të bëhet rritet numri i përdoruesve të transportit publik.
Por paralelisht edhe ne do të mundohemi të përmirësojmë flotën por duhen edhe faktorët ekonomikë. Nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës. Është e njëjta, linjat e shpejta janë të shpejta sepse u krijohen kushtet për të lëvizur pak më shpejt por nuk do të ketë rritje të diferencuara. Vetëm nëse ka vendim për të gjitha linjat”, deklaroi ai.