Site icon

Petrit Vasili dy herë non grata, fle me gruan dhe zgjohet me dashnoren

Petrit Vasili është ndoshta i vetmi politikan në Evropë dy herë non grata, raporton Prapaskena. Vasili është non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por u shpall non grata edhe nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku shënoi rekordin si kandidati që u bë deputet me më pak vota.

I konsideruar si një nga zagarët politikë më besnikë të Ilir Metës, Vasili mori vetëm 361 vota në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Çdo politikan me një fije sedër dhe moral, do të ishte larguar nga jeta politike.

Por, Petrit Vasili u fut në Parlament falë një manovre të Monika Kryemadhit, e cila vendosi t’i jepte Vasilit mandatin në Tiranë, duke mbajtur vetë mandatin në Fier, ku dogji Kejdi Mehmetajn.

Mumgesën e mbështetjes së votuesve, Vasili duket se ka kompensuar me sulmet banale ndaj Perëndimi dhe kapërcimet nga gruaja tek dashnorja dhe anasjelltas.

Vasili mund të jetë nga politikanët e rrallë në Shqipëri, i cili fle me gruan dhe zgjohet me dashnoren. Zakonisht, politikanët, pasi pasurohen me afera korruptive dhe njohin jetën e luksit, braktisin gratë për dashnoret.

Por, Petrit Vasili ka braktisur dashnoren për gruan. Në vitin 2005, Petrit Vasili i mori gruan Sonja P., shokut të tij, ndërsa u nda nga gruaja e vet.

Pasi kaluan disa vite, Vasili befas braktisi dashnoren, e cila më parë kishte qenë gruaja e shokut, ndërsa u kthye tek ish gruaja.

Por, sapo kalojnë disa muaj, Vasili e braktis gruan dhe shkon sërish tek dashnorja. Më pas, befas braktis dashnoren dhe kthehet sërish tek gruaja, dukr vijuar avazin.

Dashnorja e Vasilit S. P ka mbajtur poste të larta në administratë. Ajo është shkarkuar vitet e fundit. Aktualisht Vasili nuk dihet se me kë është me gruan apo dashnoren, ndërsa vijon akuzat ndaj SHBA me porosi të Metës.

Exit mobile version