Site icon

Plasin tensionet pas takimit në Ohër? Sulmohet polici në veri të Kosovës

Një polic është dhunuar  ë pikën e kalimit kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës bën me dije se agresori pasi ka goditur efektivin është larguar në drejtim të paditur.

Punonjësi i policisë aktualisht ndodhet në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet ligjzbatuese kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“PKK. Jarinje 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit. Rasti është duke u hetuar, përderisa zyrtari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version