Site icon

Prej një viti në kërkim! Arrestohet 32-vjeçari në Krujë, pranga edhe shokut që e ndihmonte të fshihej

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhjen e një banese me dhunë, është vënë në pranga.

Kapja e tij u bë e mundur në fshatin Mafsheq, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kurbimit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Në vitin 2022 32-vjeçari I. K, ka vjedhur me dhunë në një banesë në fshatin Vinjolle, Milot.Gjithashtu, gjatë operacionit të koduar “Momenti”, u arrestua një 49-vjeçar P.Ç banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version