Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli bëri thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të lejohen të bashkohen në Bashkimin Evropian, duke e quajtur zgjerimin një “projekt pozitiv për të promovuar paqen dhe prosperitetin”.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha për rajonin dhe Evropën në tërësi dhe ndihmon për të siguruar një kontinent të qëndrueshëm, të prosperuar dhe paqësor,” tha ai në një intervistë për “Funke Mediengruppe”.
Ai tha se “shpejtësia” për pranimine tyre varet nëse i plotëson kriteret për t’u bashkua.
“Këto vende ende duhet të zbatojnë reformat,” tha Sassoli, duke shtuar se “BE gjithashtu duhet të mbajë premtimet e saj dhe të njohë përparimin e bëra.”