Site icon

Presidentja e KE-së: Marrëveshja e arritur në Bruksel e mirë për mbarë rajonin, tani dialogu duhet të vazhdojë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, ka mirëpritur lajmin e arritjes së marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Përmes një postimi në Twttier, Von der Leyen ka thënë se ky është zhvillim tejet pozitiv pas takimeve të saj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.

“Ky është zhvillim tejet pozitiv pas takimeve të mia me PresidentinVuçiç dhe Kryeministrin Kurti. Kjo është e mirë për mbarë rajonin. Tani dialogu duhet të vazhdojë”, ka shkruar ajo.

Theksojmë se sot në Bruksel është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat të ndërmjetësëuar nga emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Lajçak tha se kjo gjë është arritur pas negociatave dyditorë mes delegacioneve të dy shteteve.

Exit mobile version