Fëmijët e banorëve të Zall Herrit, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj nuk kanë shkuar në shkollë ditën e sotme.Duket se ky është një “dënim” nga prindërit e tyre, të cilët janë ngritur në protestë për të asfaltuar rrugën e fshatit.Banorët kanë bllokuar edhe mjetet e tonazhit të rëndë që shkojnë në Bovillë për të marrë inerte. Të pranishëm në protestë janë dhe forca të dhumta policie.
Protestë për asfaltimin e rrugës! Banorët e Zall Herrit nuk i dërgojnë fëmijët në ditën e parë të shkollës

