Site icon

Qëlloi me armë ndaj familjes Kaçi në Hamallaj, BURG për ish-shoferin e Lindita Nikollës

Ish-gardisti dhe shoferi i Lindita Nikollës, Martin Nikolli, i cili dhunoi dhe qëlloi në ajër me armë zjarri ndaj familjes Kaçi në Hamallaj është lënë sot në burg. Masa u dha nga Gjykata e Durrësit. E njëtja masë është dhënë dhe për vëllanë e tij.Bëhet me dije ditën e sotme se gjykata ka dhënë urdhër mbrojtje për familjen Kaçi.“Pak minuta më parë ka nisur seanca gjyqësore për Martin Nikolli pa praninë  e mediave apo të afërmëve. Burime brenda gjykatës bëjnë me dije se ish-gardisti ka qëlluar në ajër me armën e tij të detyrës, por ky i fundit ka deklaruar se ka ndërhyrë për të shuar konfliktin. Gjykata dha urdhër mbrojte për familjen Kaci, si dhe asnjëri prej tyre të mos jetë sot prezent në seancën gjyqësore. Edhe të afërmit e Martinit po ashtu nuk janë të pranishëm”- thuahet për mediat.

Exit mobile version