Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm për punonjësit e Policisë së Shtetit.Sikurse është bërë me dije më herët, kreu i qeverisë me anë të një fotoje në Facebook, njofton se për efektivët që ushtrojnë detyrën larg qendrës së banimit do të ketë shpërblim deri në 150% të pagës.Kujtojmë se disa ditë më parë ishte ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili bëri me dije se me Vendim të Këshillit të Ministrave do të ketë një bonus financiar për këtë kategori të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Rama ndan lajmin për policët që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit
