Site icon

Rama publikon videon dhe jep mesazhin e rëndësishëm: Të bashkohen që të gjithë!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi thirrjen për të gjithë qytetarët për pastrimin e ambjentit nga mbeturinat. Me pamjet e aksionit të pastrimit të Pyllit të Sodës në Vlorë, ku mori pjesë vetë, kreu i qeverisë veçon se në këtë mënyrë “tregojmë dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin”.

POSTIMI:

MIRËMËNGJES dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë.

Exit mobile version