Site icon

Rama: Rezistenca Sociale ka gjashtë pika, do të ndihmohen pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar të shtunën pasdite paketën e Rezistencës Sociale, ku ka renditur 6 pika.

Në një lidhje live në Facebook Rama tha se do të derdhen 3.6mln lekë për të indeksuar pensionet dhe do të jepen 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin ndihmë sociale.

Rama shtoi se do të tërhiqet dy muaj para futja në fuqi e ligjit për pagat minimale.

Rama: Paketa e Rezistencës ka 6 pika: Do të derdhim 3.6  mld lekë për të indeksuar pensionet, do të reflektohet në pensionin e radhës; 434  mijë qytetarë do të kompensojmë me lekë në dorë rritjen e çmimeve të shportës. Do japim 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që marrin ndihmë sociale; mbështetje për fermerët për naftë pa taksa; jemi gati të mbulojmë fermerët që janë në punë dhe janë ata të cilët i kanë ndryshuar fytyrën bujqësisë shqiptare, ky vend eksportonte 120 mln dollarë në vit prodhime bujqësore që shkojnë në BE dhe katër anët e botës, importon 3 dhe eksporton 1. Është përmbysje e madhe; qeveria do të mbështesë të gjithë ata që përdorin linja urbane, duke derdhur 500 mln lekë për të mos rritur diferencën e çmimin; do e tërheq 2 muaj para futjen në fuqi të ligjit mbi pagat mbi 400 mln të vjetra dhe uljen e taksave të tjera. 56% e atyre që në Shqipëri jetojnë me punë, do të paguajnë 0 taksë; do të fusim në fuqi ligjin për pagat minimale, nga prilli do të jetë 350 mijë lekë të vjetra; do shtojmë 20 mld të tjera, 200 mln dollarë financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë energjinë elektrike.

Exit mobile version