Site icon

Ramazan Rraja mbetet në burg/ Gjykata nuk bindet nga sëmundja e nipit të ish-deputetit

Gjykata e Posaccme ka lënë ne fuqi masen e sigurimit “arrest me burg” per Ramazan Rrajën. Ai kerkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme shendetesore, por Togat e zeza nuk ja kanë pranuar kërkesën.Ramazan Rraja është djali i Xhelal Rrajës, ky I fundit i shpallur në kërkim për skandalin në Fushë-Krujë, ku fisi Rraja dhunoi barbarisht kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja.

I riu dyshohet se eshte i perfshire ne atentatin e 1 nentorit te 2019 tek mbikalimi i shkozetit ku u plagos ish-prokurori Arjan Ndoj, miku i tij Aleksander Laho i njohur si Rrumi i Shijakut, si dhe humbi jeten ne spital shoferi Andi Maloku. Ramazan Rraja akuzohet per sigurim kushtesh per te kryer vrasje dhe armembajte pa leje.

SPAK ka ngritur akuza në total për 11 persona, në lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndojit, të cilët kanë shërbyer për llogari të grupit kriminal të Plarent Dërvishajt.

Në janar të këtij viti, Prokuroia e Posaccme njoftoi zbardhjen e atentatit, duke arrestuar Bashkim Haxhinë, Marsel Decckën, Endrit Sinanin, Genti Ndërjakun dhe Juljan Pjetri, si edhe shpalli në kërkim Julian Meccajn, Plarent Dervishajn, Ramazan Rrajën dhe Amar Shkëmbin.

Ramazan Rraja u arrestua në një lokal në Fushë-Krujë teksa ishte duke ngrënë Iftar më 20 prill të këtij viti. Ndërsa më herët ishte vënë në pranga Amar Shkëmbi në Dubai, I cili në fakt nuk u ekstradua në vendin tonë për shkak se Emiratet e Bashkuara nuk kanë marrëveshje me Shqipërinë.

Grupi plotësohet me Redjan Rrajën dhe Arjol Halilajn, 2 emrat e parë që u arrestuan pak ditë pas atentatit të 1 nëntorit 2019. Për Redjan Rrajën SPAK ka kërkuar burgim të perjetshëm, ndërsa për Arjol Halilajn 35 vite heqje lirie, teksa është lexuar pretenca dhe pritet mbrojtja e të pandehurit.

Sa I takon Julian Meccajt dhe Plarent Dërvishajt, ata janë 2 të vetmit të cilët ende nuk janë kapur nga Policia. Dërvishaj, që njihet dhe si kunati I ish-kreut të Bandës së Durrësit Lulzim Berisha, ka dyshime se ka qenë organizatori I atentatit ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoji.

Exit mobile version