Site icon

“Rrahje, përdhunime, e rrëmbime”, tronditin shifrat rekord të vendit fqinj për viktimat e dhunës në familje

Nëntë vrasje, 26 plagosje të rënda, 675 lëndime trupore, 389 raste të rrezikimit të sigurisë, 15 detyrime me forcë si dhe tre rrëmbime, ose gjithsej 1 mijë e 117 vepra penale që lidhen me dhunën në familje, kanë ndodhur brenda territorit të Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022.

Kjo është pasqyra e paraqitur në të dhënat e ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), sipas së cilës numri më i madh i veprave penale lidhur me dhunën në familje është regjistruar në rajonin e Shkupit me gjithsej 279, pas të cilit radhitet rajoni i Manastirit me 203 vepra penale. Në vend të tretë është rajoni i Tetovës ku Sektori i Punëve të Brendshme i kësaj komune ka regjistruar 145 vepra penale. Në vendin e fundit është Velesi, me 85 vepra të këtilla.

Exit mobile version