Site icon

SHBA-ja premton miliona vaksina për vendet në nevojë, Biden: Falas!

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë dërgimin e 500 milionë dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech në 100 vende me të ardhura më të ulëta në fund të këtij muaji, njoftoi presidenti amerikan, Joe Biden. Ai tha se tashmë SHBA-ja ka dhuruar më shumë se 110 milionë doza të vaksinës.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dhurojnë dhjetëra miliona doza gjatë verës, përfshirë 500 milionë të planifikuara, tha Biden, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara nuk presin asgjë në këmbim. “Ne nuk po i shesim. Këto donacione të vaksinave nga Amerika janë falas”, shtoi ai, duke folur në Shtëpinë e Bardhë më 3 gusht. Presidenti Biden siguroi amerikanët se do të ketë më shumë vaksina në dispozicion dhe përsëri u bëri thirrje qytetarëve të imunizohen kundër sëmundjes COVID-19.

Mjekja familjare, Vera Maria Soditt, administron një dozë të vaksinës Pfizer-BioNTech (COVID-19) tek një pacient në Këln, Gjermani, 6 Prill 2021. Ndër 65 vendet që kanë marrë vaksina nga SHBA-ja deri më tani janë Afganistani, i cili ka marrë 3.3 milionë doza; Pakistani, 5.5 milionë; Uzbekistani, 3 milionë dhe Ukraina, 2 milionë doza. Në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja janë edhe Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.

Exit mobile version