Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Vlorë, ku 22-vjeçari Gëzim sinomati u qëllua me plumb në kokë.Mësohet se ditën e djeshme forcat RENEA kanë zhvilluar kontrolle të shumta në qytetin bregdetar, pasi kishte dyshime se vrasësit e Sinomatit, fshihen brenda në qytet. Raportohet se janë arrestuar disa persona, teksa është ngritur një pistë re hetimore. Dyshohet, se 22-vjeçari është ngatërruar nga vrasësit me xhaxhain e tij, Benard (Spiro) Sinomatin për shkak se ky i fundit ndodhej në të njëjtën shtëpi ditën e ngjarjes.Viktima Gëzim Sinomati nuk rezulton të jetë hetuar asnjëherë brenda dhe jashtë vendit për veprimtari kriminale dhe kjo e lokalizon më shumë hetimin tek ngjarjet e së shkuarës, ku i përfshirë ka qenë i ati, Sokol Sinomati. Ky i fundit, është në burg dhe i ka mbetur për të shlyer edhe 3 vite e 2 muaj të tjerë. I njohur ndryshe me nofkën “buzederr”, ish pjesëtarë i bandës së Gaxhait gjatë trazirave të 97-s, i larguar nga Shqipëria në 2017-n, u arrestua në 2021 në Belgjikë, për çështje droge.Gëzim Sinomati u vra me tek plumb snajperi në kokë mbrëmjen e 7 janarit 2024, sapo kishte dal në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Agresorët 5 minuta më vonë dogjën makinën, në të cilën në ndenjësen mbrapa u gjet një bllok betoni, i cili dyshohet se shërbeu si mbajtës i armës së krimit. Parkuar në një distancë jo më shumë se 40 m larg pallatit ku banonte i iru Gëzim Sinomati, snajperi kishte fushëpamje nga shënjestra. Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22.00, energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë. Deri tani policia nuk ka gjetur as gëzhoja e as armën e krimit por ka mbledhur rreth 50 kamera sigurie.
Shënjestra ishte xhaxhai i tij? Detaje nga vrasja e Gëzim Sinomatit, RENEA-t “blindojnë” Vlorën
![](https://infront-al.com/wp-content/uploads/2024/01/SFjiWOTL-gezim-sinomati_sd-1024x576.jpg)