Site icon

Shfrytëzoi të miturën për prostitucion për dy vite, prangoset 42-vjeçari në Tiranë

Është prangosur ditën e sotme një 42-vjeçar nga policia e Tiranës.

Bëhet me dije në njoftimin zyrtar të autoriteteve se 42-vjeçari ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet për prostitucion ndaj një të miture.

Ndërkohë që për të arrestuarin, shtetasin me iniciale D.H vijon hetimi.

Njoftim i plotë:

Dyshohet se shfrytëzoi një shtetase të mitur, për prostitucion, për një periudhë 2-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të depozituar në komisariat, se një e mitur shfrytëzohej nga një shtetas, për prostitucion, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin ligjor të rastit në fjalë dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. H., 42 vjeç, banues në Tiranë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version